×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Sali Berisha sfidon SHBA: Pritet të votojë në qendrën e votimit përballë ambasadës amerikane

    Reporteri
    18 Dhjetor 2021 | 9:54

    Referendumi i thirrur nga ish kryeministri Sali Berisha, ku anëtarësia do votojnë për shkarkimin e kryedemokratit Lulzim Basha ka nisur në orën 08:00 dhe do të zgjasë deri në orën 17:00.

    Një prej qendrave më të rëndësishme, ku do të votohet sot për shkarkimin e Lulzim Bashës është ajo e degës 2 në Tiranë, ku do të votojë dhe ish-Kryeministri Sali Berisha, e cila është vendosur në një bar që quhet ‘Amerika’, pak metra larg selisë së Ambasadës Amerikane.

    Ky vendim për anëtarët e PD së degës nr.2 u mor ditën e djeshme me anë të një njoftimi dërguar atyre, ku thuhej se votimi do të kryhet pikërisht pranë “Bar Amerika”, rruga përballë Shtëpisë së Fëmijëve ” Zyber Hallulli”, në Rrugën e Elbasanit.

    Ndërsa edhe në njësinë nr.6 do votohet pranë lokal Kombinatit. Ne Farkë do mbahet referendum në lokalin e Elez Bathores, kurse ne Pez Helms, lokalin e Besnik Kodrës

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!