Ish-kryeministri Sali Berisha, ka publikuar videon nga momenti i arrestimit të ish-presidentit Ilir Meta, raporton gazeta online Reporteri.net.
Me anë të asaj videoje, Berisha pretendon se forcat operacionale dhe agjentët e BKH, e kanë goditur Metën pas koke gjatë arrestimit.
Madje sipas Berishës, arrestimi i Metës u krye me “porosinë” e kryeministrit, Edi Rama. Për këtë rast ai videon e ka shoqëruar me një mbishkrim në gjuhen angleze.
“Kriminelë me uniformë rrëmbejnë dhe godasin mbas koke publikisht, me porosi të Edi Ramës ish-Presidentin, ish- Kryeministrin dhe ish-Kryetarin e Parlamentit Ilir Meta. Dënoj me forcën më të madhe aktin e tyre monstruoz“, ka shkruar Berisha në Facebook.
Ish-presidenti Ilir Meta, është arrestuar këtë të hënë me urdhër nga SPAK.
Ish-presidenti dyshohet për “korrupsion“, “pastrim parash” dhe “mos deklarim pasurie“. /Reporteri.net/.