Këtë të diel gjatë protestës së opozitës, që në nisje u karakterizua nga tensione, protestuesit hodhën molotov drejt ambientit të Kryeministrisë.
Më pas, policia i shpërndau me gaz lotsjellës dhe ujë.
Janë regjistruar edhe momentet kur lideri i PD-së, Sali Berisha, vendosi maskën kundër gazit, pasi sipas raportimeve në terren gaz lotsjellës u hodh pranë tij. /Euronews.al