Deputeti i burgosur, Ervin Salianji, teksa ka shpërndarë një fotografi në mes kanabisit, nga qelia ka apeluar shqiptarët të bëhen sonte pjesë e protestës së paralajmëruar nga PD-ja.
Përmes një postimi në Facebook, Salianji ka shkruar se fotografia e publikuar nga ai, vie nga koha kur “Shqipëria ishte kthyer në Republikën e Narkotrafikut”, raporton gazeta online Reporteri.net.
Sipas tij, ky ishte fillimi i fundit të shtetit ligjor në Shqipëri.
”Mirmëngjes miq! Sot po ju rikujtoj një foto nga denoncimet e mia në opozitë, mes kanabisit në kohën kur Shqipëria ishte kthyer në Republikën e Narkotrafikut! Ky ishte fillimi i fundit të shtetit ligjor në Shqipëri. Kanabizimi i Shqipërisë ishte projekti më fatkeq, pasojat e të cilit po i vuajmë të gjithë sot! Mos e ulni kokën! Reagoni! Mos e pranoni të keqen! Bashkohunëprotestë #7Tetor”, thuhet në postimin e plotë të deputetit.
Ndërkaq, Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike në Shqipëri, ka vendosur se protesta e radhës të mbahet pasditen e sotme në orën 18:00.
PD në reagimin e saj, ka ftuar shqiptarë, që siç thuhet në deklaratë, “të bëhemi të gjithë bashkë në Tiranë, për të reaguar kundër padrejtësive me autor të vetëm Edi Ramën. Mospajtimi me padrejtësinë është mision i çdo qytetari të ndershëm shqiptar. Mospajtimi me të keqen fillon nga Kryeministria dhe shtrihet atë ditë në të gjithë rrugët e Tiranës”.
/Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.