×
  • Lajme
  • Shqipëria / 16 tetori

    Samiti i Procesit të Berlinit në Tiranë, publikohet agjenda e plotë

    Reporteri
    15 Tetor 2023 | 13:37

    Samiti i Procesit të Berlinit i cili mbahet për herë të parë në rajon dhe konkretisht në Tiranë, do të bëjë bashkë këtë të hënë, të gjithë liderët e vendeve të Ballkanit, të shteteve anëtare të Bashkimit Europian dhe përfaqësuesit më të lartë të BE-së.

    Zyra e kryeministrisë ka publikuar agjendën e plotë të këtij Samiti i pari në rajonin e Ballkanit Perëndimor, në një vend jo anëtar të BE-së.

    Agjenda e plotë e Samitit të Procesit të Berlinit në Tiranë:

    Në orën 11:00 do të jetë pritja e liderëve

    Në orën 11:30 fjala hapëse

    Në orën 12:00 nis sesioni i punës, integrimi i rajonit në tregun e përbashkët europian dhe përmirësimi i konvergjencës me BE

    Në orën 13:30 fotografia familjare.

    Në orën 15:30 nis sesioni i dytë i punës, mbështetja e tranzicionit të gjelbër dhe dixhital në Ballkanin Perëndimor

    Në orën 16:45 do të përurohet Kolegji i Europës në Tiranë

    Në orën 17:30 do të nënshkruhet marrëveshja rajonale për njohje reciproke të kualifikimit profesional

    Në orën 17:45 konferenca e përbashkët për shtyp

    Në orën 18:30 ceremonia e inaugurimit të Piramidës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!