Edhe qyteti i Sarandës po përballet me probleme me pastrimin e mbetjeve urbane këtë sezon turistik. Banorët e turistët atje denoncojnë se mbetjet u ngelen në derë të shtëpisë për ditë me radhë.
Problemet me pastrimin po shoqërojnë këtë sezon turistik edhe në Sarandë.
Kontejnerët nga qendra në periferi të qytetit bregdetar janë gjithmonë plot.
“Kazanët i lënë me ditë të tëra pa hequr, mbajnë erë.”
Ditën apo natën nuk ka dallim.
Mbetjet sipas banorëve u mbeten në derë të shtëpisë për ditë më radhë pasi nuk pastrohen.
“E pastroj gjthmonë para derës, vdiqa, Bashkia duhet të vërë dorë.”
Në lagjet periferike madje nuk ka fare kontejnerë, ndaj mbetjet hidhen vend e pa vend.
“Kërkojmë kosha mbeturinash, ëhstë behar, ka lloj-lloj mikrobesh. Kjo është korona, këtu e kemi koronën.”
Banorët, thonë se alarmin e kanë ngritur në dyert e Bashkisë, por zgjidhje nuk kanë marrë.
“Dy-tre kazanë duhen të hedhim mbeturinat.”
Kjo situatë po i kushton shumë sektorit të turizmit.
“Vijnë turistët dhe ikin, ankohen se nuk jetojnë dot këtu.”
Bashkia e drejtuar nga Adrian Gurma, është kujdesur për pastërtinë e Lungomares të sapoinauguruar, ndërsa pamjet tregojnë më mirë gjendjen në pjesën tjetër të qytetit.