×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Saranda pa turistë, qyteti “fle” në pritje të fitores së ndaj koronavirusit

    Reporteri
    11 Prill 2020 | 15:59

    Covid-19 nuk ka shënuar asnjë rast pozitiv në Sarandë, por dëmet në ekonomi po ndihen qysh tani. Në qytetin jugor duhet të kishin mbërritur turistët e huaj dhe krocerat, por situata e pandemisë ka mbyllur çdo biznes në sektorin e hoteleri turizmit. Edhe peshkimi po pëson krizë, për shkak të rënies se fuqisë blerëse.


    Koronavirusi, nuk ka prekur asnjë qytetar në Sarandë, por ekonomia nuk i ka shmangur demet për shkak të situatës së krijuar.

    Në qytetin jugor duhet të kishin mbërritur turistët e huaj dhe krocerat, por situata e pandemisë ka mbyllur çdo biznes, ndërsa sektori i hoteleri turizmit, fle si asnjëherë tjetër.

    Disa hotele vijojnë ende rikonstruksionet dhe përgatitjet për sezonin veror, pa pasur një datë kur dyert e tyre do të hapen.

    Përveç turizmit që është sektori më i prekur edhe peshkimi në këtë qytet ka dhënë shenjat e krizës.

    Në Sarandë peshkatarët thonë se askush nuk po blen më produkte deti, një pjesë e tyre nuk i nxjerrin më varkat.

    Ndërsa të tjerë kthehen në shtëpi me produktet e pashitura.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!