Policia Kufitare e Qafë Botës ka parandaluar një rast të tentativës për trafikim të lëndëve narkotike drejt shtetit grek.
Policia bën me dije se si rezultat i operacionit janë sekuestruar 72 kilogramë lëndë narkotike kanabis sativa dhe në pranga ka rënë shtetasi A. SH., 45 vjeç, banues në Sarandë.
Arrestimi i tij u bë pas kontrollit të automjetit në Pikën e Kalimit Kufitar në dalje nga Republika e Shqipërisë, kur sarandioti ka kaluar për kontroll të detajuar në vijën e dytë automjetin e tij tip “KIA”.
Materialet do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Sarandë për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” e mbetur në tentativë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.