×
  • Lajme
  • Shqipëria / Video

    Së shpejti pjesë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë, Rama publikon pamje të dronëve “Bayraktar”

    Reporteri
    12 Dhjetor 2023 | 17:05

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka shpërndarë sot pamjet e para të dronëve “Bayraktar” që Shqipëria ka arritur të sigurojë pas një marrëveshje të nënshkruaj një vit më parë.

    Forcat e Armatosura pritet të marrin me gjashtë dronë që shumë shpjet do të vijnë në Shqipëri.

    “Kjo është pamja e dronëve “Bayraktar” që shumë shpejt do të bëhen pjesë e Forcave tona të Armatosura, teknologjia më e lartë e fluturimeve që përdoren për misione ushtarake, policore dhe civile”, tha Rama në një postim në Facebook.

    “Kompletimi i Shqipërisë me flotën e këtyre dronëve përbën rëndësi të veçantë në funksion të sigurisë sonë kombëtare dhe asaj të Aleancës, si respektim i detyrimeve që rrjedhin nga Strategjia e Sigurisë Kombëtare, Strategjia Ushtarake dhe objektivat e Kapaciteteve të NATO-s”, shtoi Rama.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!