Pas rreth 6 muajsh që ka përfunduar shkalla e parë e gjykimit për ish-ministrin e brendshëm Saimir Tahiri, ditën e sotme (11 qershor) pritet të nisi shqyrtimi gjyqësor në Gjykatën e Apelit.
Ish-minstri u paraqit në gjykatë së bashku me avokati i tij Maks Haxhia, ndërkohë në sallë ndodhet edhe Jaeld Çela ish-drejtori i policisë së Vlorës i cili u vetëdorëzua pas një periudhe të gjatë që ishte në kërkim.
Pritet të nisë shqyrtimi i çështjes për Tahirin pasi vendimi i Shkallës së Parë si nga ish-ministri dhe nga prokuroria. Prokuroria kërkon dënimin e tij me 12 vite burg për akuzën e trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike, shkruan oranews.
Ish-ministri dhe ish-drejtori i policisë së Vlorës kanë kërkuar pafajësi. Tahiri ka paraqitur me avokatin e tij tabelat me provat dhe faktet që i ka paraqitur dhe në Gjykatën e Shkallës së Parë.
Jaeld Cela dhe ish ministri Sajmir Tahiri u shpallën fajtor nga gjykata e shkallës së parë për krimet e rënda për shpërdorim detyre ndërkohë që prokuroria kërkoi dënimin për akuzën e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike.
Për Tahirin dënimi u konvertua ne 3.5 vite ne shërbim prove ndërsa për Jaeld Çelën dënimi me 5 vite burg.