×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Sekuestrohen 100 kg kokainë në Durrës, ishte në kamionin e mbushur me banane

    Reporteri
    30 Dhjetor 2021 | 21:52

    Një sasi e madhe droge, rreth 100 kg dyshohet e llojit kokainë, është sekuestruar nga autoritetet shqiptare.

    Raportohet se sasia e drogës është sekuestruar ndërsa bananet shkarkoheshin në një magazinë.

    Dyshohet se droga ka hyrë nga porti detar i Durrësit, vend ku kamioni ka qëndruar për rreth tre ditë, dhe vinte nga Ekuadori me një ngarkesë bananesh.

    Konteineri me banane i dyshuar për ngarkesë të paligjshme është mbajtur nën vëzhgim nga policia dhe në momentin kur është tërhequr për t’u dërguar në destinacion ka ndërhyrë policia.

    Mësohet se si rezultat i operacionit të monitoruar nga policia në bashkëpunim edhe me agjentë të SPAK janë ndaluar dy persona të dy me origjinë ekuadriane.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!