×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Sekuestrohen 15 arka me fishekë dhe granata

    Reporteri
    25 Tetor 2019 | 9:37

    Një sasi municionesh fishekësh dhe granata janë sekuestruar nga Policia e Elbasanit pranë fshatit Godolesh.


    Uniformat blu u informuan nga qytetarët për këtë sasi municionesh. Policia thotë se gjeti dhe sekuestroi 15 arka me municione luftarake, fishekë pistoletë dhe automatiku si dhe 12 granata dore.

    Nga veprimet e para dyshohet se si rezultat i kontrolleve të shtuara ditët e fundit nga Policia e Elbasanit në banesa, objekte të braktisura, magazina apo tunele, personat që mund t’i kenë pasur këto municione, i kanë fshehur në këtë zonë me qëllim shmangien e kontrollit të policisë.

    Hetimet vijojnë për identifikimin dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje. /tvklan.al

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!