×
  • Lajme
  • -->
    Shqipëria

    Sekuestrohen mbi 33 kilogramë kokainë në kontejnerin me banane në Durrës

    Reporteri
    03 Nëntor 2022 | 21:51

    Një sasi prej 33.5 kilogramë kokainë është sekuestruar pasditen e së enjtes në Portin e Durrësit.

    Lënda narkotike u zbulua në një kontejner me banane që kishte ardhur nga Ekuadori, për llogari të një firme në Tiranë.

    Si rezultat i kontrollit me qen antidrogë, shërbimet e policisë konstatuan se në 2 arka bananesh, ishin 31 pako drogë.

    Në vijim të operacionit janë shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, për veprime të mëtejshme hetimore dhe procedurale, tetë persona, pjesëtarë të firmës që priste ngarkesën me banane dhe punonjës të skanerit në Portin e Durrësit. /euronews.al

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!