×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Sekuestrohen qindra pako cigaresh në Portin e Durrësit, arrestohet 50-vjeçari nga Kosova

    Reporteri
    30 Dhjetor 2022 | 17:53

    Një 50-vjeçar me shtetësi kosovare u arrestua në Portin e Durrësit, pasi në automjetin që drejtonte, shërbimet e PKK Port Durrës gjetën dhe sekuestruan qindra paketa me cigare të kontrabanduara.

    Policia e Shtetit informoi se 50-vjeçari është banues në Francë.

    Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!