Lëkundje tërmeti janë ndjerë sërish në Shqipëri këtë të enjte. Sipas Qendrës Europiane të Sizmologjisë, një tërmet me magnitudë 3.4 të shkallës Rihter është regjistruar rreth orës 13:51, me epiqendër afërsisht 17 kilometra në juglindje të Patosit.
Tërmeti kishte një thellësi prej vetëm 5 kilometrash, duke e bërë atë relativisht sipërfaqësor dhe më të ndjeshëm për banorët e zonës. Lëkundjet janë ndjerë kryesisht në qytetet Fier, Patos dhe Ballsh.
Deri më tani nuk raportohet për dëme materiale apo persona të lënduar.
Këto lëkundje vijnë pas një serie tërmetesh të shfaqura ditët e fundit në vend, ku më i forti është regjistruar pranë Fushë-Krujës me magnitudë 4.2, duke mbajtur të vëmendshëm banorët dhe autoritetet.
Institucionet përgjegjëse vijojnë monitorimin e situatës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.