Periudha e gjatë e pandemisë së koronavirusit ka dhënë efektet në eksportet e prodhimeve shqiptare. Në Divjakë, zona më e njohur e prodhimit të shalqirit, kërkesa është ulur ndjeshëm.
”Prodhim në krahasim me vitet e tjera ka. Kjo është kultura që ne kemi përvojë më shumë dhe ushqehemi me këtë kulturë. Tregu është dobët, cilësi ka shumë por çmimi është përtokë.”
Prodhimi këtë vit është i mbarë, por fermerët thonë se po e shesin me çmimin më të ulët të 10 viteve të fundit.
Një kilogram shalqi në Divjakë ka zbritur në 12 lek!
Thonë se po dalin me humbje, pasi fitim do të kishin nëse e shisnin të paktën me 20 lekë, por po pranojnë këtë kërkesë për të mos e lënë të kalbet.
”Është një kulturë e cila nuk duron rritjen e temperaturave. Një javë duron se e djeg dielli, zverdhet. Nuk të leverdis.”
Fermerët e Divjakës janë të shqetësuar se pas rënies së menjëhershme të çmimit, në javët në vijim prodhimi rrezikon tu kalbet në ara nëse nuk ndryshon situata.
”Puno edhe mos fito”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.