×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Shampanjë dhe muzikë, katër vajza bllokojnë rrugën në Tiranë për sfidën në Tik-Tok – gjobiten nga Policia dhe u sekuestrohet vetura

    Reporteri
    26 Gusht 2021 | 12:55

    Muzikë të lartë në sfond, një shishe shampanje në dorë dhe më pas bllokojnë trafikun me makinë. E tillë ka qenë aventura e katër vajzave të reja në kryeqytet, të cilat kanë bllokuar për pak çaste rrugën në Unazën e Re për të bërë video në Tik-Tok.


    Ngjarja në fjalë është regjistruar më datë 22 gusht, në rrugën “Teodor Keko”. Siç shihet edhe nga pamjet , tre vajza zbresin nga benzi luksoz, ndërkohë që një tjetër qëndron në makinë dhe hap shampanjën. Nga ana tjetër drejtuesit e mjeteve iu bien borieve, pasi bllokohen në trafik. Ndërkohë që të gjithë videon e kanë realizuar përmes një droni.

    Lidhur me rastin dje reagoi policia e Shtetit e cila njoftoi se kishte proceduar penalisht 21-vjeçaren me inicialet V.D., banuese në Tiranë. Kjo e fundit përveçse mori edhe gjoba 500 mijë lekë të vjetra, ka rezultuar edhe e papajisur me leje drejtimi. Ndërkohë që mjeti u sekuestrua nga policia.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!