Kapacitetet testuese në Shqipëri janë rritur me 29 mijë teste. Ato janë dorëzuar sot nga USAID pranë Institutit të Shëndetit Publik.
Përmes një mesazhi në ‘Facebook’ ambasada Amerikane ka bërë me dije se që nga shpërthimi i pandemisë, qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka angazhuar më shumë se 1.5 miliard dollarë ndihma me qëllimin për të luftuar pandeminë.
“USAID/Albania dorëzoi 29,000 komplete testimi në Institutin e Shëndetit Publik, si pjesë e ndihmës së Shteteve të Bashkuara për Shqipërinë, në përgjigje të pandemisë së COVID-19. Që nga shpërthimi i pandemisë, qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka angazhuar më shumë se 1.5 miliard dollarë ndihmë nëpërmjet Departamentit të Shtetit dhe USAID, posaçërisht me qëllimin për të luftuar pandeminë.”, thuhet në mesazhin e ambasadës./ Opinion.al /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.