×
  • Lajme
  • Shqipëria

    SHBA i dhuron Shqipërisë dronë super inteligjentë “Puma”

    Reporteri
    03 Shtator 2021 | 8:40

    Një tjetër ndihmë nga SHBA. Anëtarë të Gardës Kombëtare të New Jersey i kanë dhuruar Forcave të Armatosura shqiptare dronë “Puma”.


    Lajmin e ka bërë me dije Ambasada amerikane në Tiranë, ku njofton se “Puma-t” iu dhuruan Forcave të Armatosura Shqiptare si pjesë e mbështetjes së Shteteve të Bashkuara ndaj Batalionit të dytë të Këmbësorisë.

    Në njoftim thuhet se një nga ushtarakët e Gardës Kombëtare të NewJersey, Togerja e Parë Collaku, ka lindur në Shqipëri dhe është transferuar në New Jersey kur ishte adoleshente, ndërkohë tani është Oficere e Ushtrisë.

    “Anëtarë të Gardës Kombëtare të New Jersey udhëtuan në Shqipëri këtë javë për të kryer fluturime simuluese me Sistemet Ajrore pa pilot PUMA të sapoblera. PUMA-t iu dhanë Forcave të Armatosura Shqiptare si pjesë e mbështetjes së Shteteve të Bashkuara ndaj Batalionit të dytë të Këmbësorisë. Ushtarët e Gardës Kombëtare të New Jersey kanë kaluar javën duke ofruar mbështetje për kolegët ushtarakë shqiptarë me inventarin, mirëmbajtjen dhe trajnime mbi pajisjet e reja. Një nga ushtarakët e Gardës Kombëtare të NewJersey, Togerja e Parë Collaku, ka lindur në Shqipëri dhe është transferuar në New Jersey kur ishte adoleshente. Ajo tani është Oficere e Ushtrisë dhe ky program partneriteti ndërmjet shteteve është veçanërisht domethënës për të, pasi kthehet në Shqipëri. #krahperkrah” thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!