×
  • Lajme
  • Shqipëria

    SHBA rendit Shqipërinë mes vendeve me rrezik të ulët për COVID-19

    Reporteri
    08 Qershor 2021 | 19:43

    Autoritetet amerikane të shëndetësisë kanë klasifikuar Shqipërinë në listën e vendeve ku të vaksinuarit mund të udhëtojnë lirisht për turizëm apo arsye biznesi.


    Lajmin e bëri me dije Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, përmes një postimi në Twitter ku tha se Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) e kanë vendosur Shqipërinë në Nivelin 1, që do të thotë se qytetarët që janë plotësisht të vaksinuar mund të udhëtojnë në vend.

    “Ky është një lajm i mirë për amerikanët që dëshirojnë të udhëtojnë në Shqipëri për qejf apo për biznes,” – shkroi ambasadorja Kim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!