×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Shemben bastionet e PD – Shkodra, Tropoja, Devolli dhe Kamza do qeverisen nga socialistët

    Reporteri
    15 Maj 2023 | 13:17

    Partia socialiste duket se ka triumfuar edhe në bastionet që janë cilësuar prej vitesh të Partisë Demokratike si Shkodra,Tropoja Devolli dhe Kamza.

    Pas më shumë se 30 vitesh Edi Rama duket se është shumë pranë fitores në Bashknë e Shkodrës. Kandidati socialist Benet Beci ka krijuar një avantazh të dukshëm ndaj rivalit të tij të koalicionit “Bashkë fitojmë”, Bardh Spahia. Deri më tani Beci ka marrë plotë 32282 vota kundër Spahias i cili ka marrë 21259 vota .

    Po ashtu edhe në vendlindjen e kryedemokratit Sali Berisha në bashkinë Tropojë triumfoi Partia Socialiste. Kandidat i PS Rexhe Byberi kryesoi me 5126 vota përballë kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” Besnik Dushaj i cili mori 4876 vota.

    Ndonëse në zgjedhjet e vitit 2019 nuk kishte një kandidat përballë, Byberi këtë herë ka mundur të marrë besimin e tropojanëve me një diferencë prej 250 votash.

    Ndërkohë edhe Bashkia e Devollit i është besuar për 4 vitet e ardhshme kandidatit të Partisë Socialiste Eduart Duro me 8376 vota, ndërkohë kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” Elvis Hajdërlli ka fituar 8011 vota.

    Në një deklaratë për mediat Duro e cilësoi një fitore për të gjithë Devollin.

    Ndërsa drejtuesi politik i qarkut, Niko Peleshi e cilësoi fitoren si hapjen e një faqeje të re të historisë moderne në këtë bashki.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!