×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Shembet godina e njësisë vendore e Kujdesit Shëndëtsor në Durrës pasi u dëmtua nga tërmeti

    Reporteri
    06 Korrik 2020 | 16:55

    Është shembur me mjete të rënda godina e Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Durrës.


    Objekti trekatësh ishte dëmtuar gjatë tërmetit të 26 nëntorit të kaluar. Përveç njësisë së kujdesit shëndetësor në këtë godinë ndodhej edhe urgjenca stomatologjike e qytetit dhe qendra shëndetësore e disa lagjeve të qytetit.

    Që në mëngjes u vendos perimetri i sigurisë për të vijuar më pas me shembjen e godinës që ndodhej përbri Poliklinikës së specialiteteve.

    Shembja e saj, ashtu si dhe mjaft objekteve të tjera të dëmtuara e të shembura shëndetësore në bashkinë e Durrësit, sipas autoriteteve vendore, do t’i lërë vendin ndërtimit të godinave të reja bashkëkohore, konform standardeve që strukturat të përballojnë dhe goditjet e lëkundjeve sizmike në të ardhmen.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!