Presidenti Meta ka reaguar pas një shkrimit të njëri prej themeluesve të PS-së, Sherif Bundos, i cili e konsideroi prishjen e Teatrit si një akt cubash.
Përmes një mesazhi në rrjetin social, Meta shkruan se shkatërrimi i Teatrit, nuk ishte thjesht një akt cubash, por një akt i programuar shkombëtarizues.
“I dashur Profesor Bundo, Ndaj me ju të njëjtat shqetësime, dhe kam bindjen e plotë se shkatërrimi i Teatrit Kombëtar, nuk ishte thjesht dhe vetëm një akt cubash, antikushtetues dhe i paligjshëm, por një AKT I PROGRAMUAR SHKOMBËTARIZUES!”, shkruan Meta.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.