×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Shën Pjetër, fshati i “persekutuar” dhe i braktisur nga të rinjtë

    Reporteri
    15 Shtator 2019 | 16:21

    Fshati Shën Pjetri është disa kilometra larg qytetit të Fierit.


    Banorët ankohen se askush nuk ka vënë dorë në investime dhe një ndër problemet me shqetësuese për ta është mungesa e shkollave, pasi fëmijët detyrohen të shkojnë në fshatrat përreth.

    “As shkollë, asnjëgjë ska këtu. Fëmijët venë në Topojë. Kanë vënë një mjet që i çojnë fëmijët, por mundësia nuk është, sepse është goxha larg”.

    Në rrugë mund të shohësh vetëm të moshuar, të cilët ndihen të vetmuar dhe të pashpresë. Ata shprehen se të rinjtë janë larguar në masë për shkak të problemeve ekonomike.

    “Kanë ikur shumë njerëz edhe unë nuk i kam djemtë këtu”

    Gjithashtu banorët shprehen se nuk furnizohen me ujë të pijshëm, pasi edhe ai që vjen nuk është cilësor.

    “Uji që na vjen ne nuk pihet, e blejmë me bote”

    Të gjendur përballë papunësisë,vështirësive për të përballuar jetesën, brezi i ri ka zgjedhur të largohet duke parë si të vetmen shpresë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!