×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Shënohet viktima e parë e COVID-19 në Tepelenë, humb jetën 60 vjeçari

    Reporteri
    14 Gusht 2020 | 11:50

    Një person i moshës 60 vjeçare nga Tepelena humbi betejën me COVID-19.


    Refat Çela, kishte shfaqur shenja të COVID, gati 10 ditë më parë dhe kishte 5 ditë që ishte shtruar me urgjencë në Infektiv të Tiranës. Mësohet se ai ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme në spitalin e Infektivit.

    Dita e djeshme shënoi rekord në lidhje me situatën e Covid-19 në vend. U shënuan 5 viktima dhe 154 raste të reja me Covid-19.

    Shqetesuese mbetet edhe situata e të shtruarve në spital.

    Aktualisht në spitalin infektiv dhe atë ‘Shefqet Ndroqi’, ndodhen të shtruar 114 pacientë, 19 prej të cilëve në terapi intensive. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!