×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Shërohen edhe 8 pacientë të tjerë të infektuar me Coronavirus në Shqipëri

    Reporteri
    31 Mars 2020 | 8:27

    Vetëm gjatë ditës së djeshme janë shëruar 8 persona të infektuar me Coronavirus në Shqipëri.


    Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila në një postim në Facebook, thotë se numri total i të shëruarve ka shkuar në 52.

    Ndërkohë mbrëmjen e djeshme ka ndërruar jetë në Spitalin Infektiv pacientja e 12 me koronavirus.

    Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se 82-vjeçare L. M., nga Tirana po trajtohej prej pesë ditësh në spitalin infektiv, ndërsa në dy ditët e fundit gjendja e 82-vjeçares u rëndua së tepërmi dhe pavarësisht përpjekjes së stafit mjekësor, nuk arriti të mbijetojë.

    82-vjeçarja që vuante nga disa sëmundje bashkëshoqëruese: Astma Bronkiale, Hipertension, Podagra (sëmundje reumatismale) është viktima e 12 e COVID-19 në Shqipëri.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!