×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Shërohet pacienti i parë me COVID-19 në Elbasan

    Reporteri
    01 Prill 2020 | 11:32

    Në Elbasan është shëruar pacienti i parë i infektuar me koronavoirus.


    Gazetarja e Ora News, Edisona Skënderi raporton se pas tre testeve të fundit, pacienti 55 vjecar ka rezultuar negativ.

    Pacienti ishte infektuar bashkë me gruan e tij nga djali, i cili sapo kishte ardhur nga Italia. Ndërkohë gruaja e 55 vjecarit vazhdon ende të jetë nën kujdesin e mjekëve.

    Pas shërimit të pacientit të parë, në Elbasan mbeten 4 raste të tjera me COVID-19.

    Ndërkohë një tjetër lajm i mirë nga Elbasan është se prej më shumë se 48 orë nuk ka asnjë rast me koronavirus.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!