Dy persona kanë mbetur të vdekur pas një konflikti me armë të ndodhur mesditën e sotme brenda në ambientet e poliklinikës së Patosit.
Burime nga spitali i konfirmuan gazetares së Ora News, Inelda Vallja se fliter për dy persona që kishin mbërritur të vdekur.
Lajmi u konfirmua më pas dhe nga policia e shtetit
“Elis Kapaj ndërroi jetë në vendngjarje ndërsa në M. R, i plagosur ndërroi jetë në spital. Të dy janë nga Patosi” informoi policia.
Manuel Rrapaj vdiq brenda ambienteve të spitalit informoi gazetarja e Ora News.
Njoftimi paraprak
“Sot rreth orës 12:20, në ambientet e poliklinikës së Patosit si pasojë e një konflikti, shtetasi Martin Skëndaj ka qëlluar me armë zjarri dhe për pasojë ka mbetur një shtetas i vrarë dhe një i plagosur.
Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale të policisë, është bërë e mundur kapja e autorit dhe sekuestrimin i armës së zjarrit.”
Po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.”
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.