×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Sherr me thika në plazh, plagoset 40-vjeçari

    Reporteri
    09 Korrik 2019 | 21:12

    Një përleshje me thika ka ndodhur në qytetin e Sarandës ku i plagosur ka mbetur një person.


    Sherri ka nisur në plazhin e Sarandës, për arsye banale ndërsa i plagosuri është Berti Tahiraj i moshës 40-vjeçare.

    I plagosuri dhe autori kanë qenë pushues në Sarandë. Tahiraj për shkak të plagëve të marra është dërguar menjëherë në spitalin Rajonal në Sarandë.

    Ndërkohë policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave që çuan në këtë plagosje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!