Policia e Durrësit ka arrestuar një 27-vjeçar, pas një sherri të ndodhur në ambientet e spitalit. Mësohet se në pranga ka rënë shtetasi E. N. (A)., 27 vjeç, banues në Durrës, i cili akuzohet për “Vrasje në rrethana cilësuese”, mbetur në tentativë.
Gjithashtu, është shpallur në kërkim D. B., 26 vjeç, banues në Durrës, pasi ditën e djeshme janë konfliktuar për motive të dobëta, duke përdorur mjet prerës.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë (në ambientet e spitalit), për veprën penale ‘Vrasje në rrethana cilësuese’, mbetur në tentativë, shtetasin E. N. (A)., 27 vjeç, banues në Durrës, si dhe kanë shpallur në kërkim policor për veprën penale ‘Vrasje me dashje’ shtetasin D. B., 26 vjeç, banues në Durrës, pasi ditën e djeshme janë konfliktuar për motive të dobëta, duke përdorur mjet prerës (thikë)”, njofton policia.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.