Një ngjarje e rëndë ndodhi ditën e sotme në qytetin e Gramshit, pranë shkollës 9-vjeçare “Asllan Shahini”.
Si pasojë e një sherri mes 5 adoleshentëve, mbeti i vrarë 15 vjeçari, Fatjon Bici dhe ka mbetur i plagosur shtetasi M.C, gjithashtu 15 vjeç.
Policia njofton se janë shoqëruar adoleshentët, mes tyre edhe autorin dhe po kryen verifikime për të plagosurin, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën, pasi dyshohet se është goditur me mjet prerës.
Njoftimi i policisë:
Gramsh/Informacion shtesë
Në vijm të veprimeve që po kryhen për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes së ndodhur rreth orës 13:30, në lagjen “Sport 2”, Gramsh, ngjarje për të cilin Policia shoqëroi 4 adoleshentë të përfshirë në konflikt (mes tyre dhe autorin), grupi hetimor po kryen verifikime edhe për shtetasin M. C., 15 vjeç, i cili ka shkuar në spital, për ndihmë mjekësore, në gjendje jashtë rrezikut për jetën, pasi dyshohet se është dëmtuar me mjet prerës thikë, gjatë këtij konflikti.
Veprimet hetimore për këtë ngjarje vijojnë dhe në përfundim të veprimeve të para do të ketë njoftim të plotë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.