×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Sherr mes disa të miturave në Tiranë, katër vajza rrahin keq shoqen e tyre në oborr të shkollës

    Reporteri
    24 Shkurt 2023 | 22:30

    Një ngjarje aspak e këndshme ka ndodhur në shkollën 9-vjeçare “Kongresi i Manastirit” në Tiranë.

    Në një video të publikuar në rrjete sociale, shihet një grup vajzash të mitura të cilat dhunojnë në mënyrë brutale një bashkëmoshatare të tyre.

    Nga pamjet dëgjohen vajzat të cilat ofendojnë me një fjalor banal dhe qëllojnë në fytyrë dhe trup shoqen e tyre.

    Policia e Shqipërisë ka arritur t’i identifikojë katër vajzat që ushtruan dhunë si dhe të miturin që filmoi këtë akt.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!