×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Sherr mes të rinjve në Bulqizë, theret me thikë 21-vjeçari

    Reporteri
    05 Shtator 2019 | 11:04

    Një person është vrarë me thikë në Bulqizë.


    Ngjarja e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme, rreth orës 10:00 pas një konflikti.

    Viktimë mbeti një 21-vjeçar pas një sherri mes të rinjve në qendër të qytetit të Bulqizës.

    I riu ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra.

    Bulqizë / informacion paraprak

    Rreth orës 10.00, në qytetin e Vjetër Bulqizë, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi F.K, ka plagosur me thikë shtetasin A.P, rreth 21 vjeç, i cili gjatë rrugës për spital ka humbur jetën.

    Forcat e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit, ku po krihet zona dhe janë ngritur pika kontrolli në akset rrugore me qëllim kapjen e tij.

    Grupi hetimor vijon hetimet në vendngjarje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!