×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Sherri në Bulqizë, i plagosuri është vëllai i kryetarit të bashkisë

    Reporteri
    18 Shtator 2019 | 13:40

    Detaje të reja janë mësuar nga sherri që ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Bulqizë, ku disa persona pasi kishin konsumuar alkool janë konfliktuar me njëri-tjetrin.


    Burime për Dosja.al bëjnë me dije se se i plagosuri është vëllai i kryetarit të Bashkisë Bulqizë, Vangjel Alla.

    Sipas informacioneve mësohet se Alla ka qenë në lokal dhe është përfshirë në sherr, ku dha ka mbetur i plagosur. Vëllai i kreut të Bashkisë Bulqizë ka marrë mjekimin dhe tashmë ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

    Policia bën me dije se nga veprimet hetimore të kryera deri tani ka rezultuar se autori i kësaj ngjarje është shtetasi I.D, 31 vjeç, banues në Bulqizë, person që ka precedent të mëparshëm kriminal, i cili është larguar nga vendngjarja së bashku me shtetasin D.S. 24 vjeç.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!