×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Sherri tek “Çajupi”, pezullohen nga puna dy mësueset e përfshira në konflikt

    Reporteri
    12 Tetor 2021 | 9:31

    Janë pezulluar nga puna dy mësueset e shkollës “Çajupi” që u konfliktuan ditën e djeshme. Pasi policia zbardhi ngjarjen, Zyra Vendore e Arsimit Parauniversitar Tiranë ka kërkuar nga Institucioni Arsimor mbledhjen urgjente të komisionit të etikës për vlerësimin e rastit.


    Kështu, komisioni menjëherë pas kërkesës mori vendimin për pezullimin e dy mësueseve nga puna.

    “Zyra Vendore e Arsimit Parauniversitar Tiranë, pasi konfirmoi zyrtarisht nga organet kompetente përfshirjen e dy mësueseve të shkollës së mesme “Andon Zako Cajupi” në konfliktin ditën e djeshme jashtë ambienteve të shkollës, ka kërkuar nga Institucioni Arsimor mbledhjen e komisionin e etikës dhe disiplinës për vlerësimin e rastit në fjalë.
    Komisioni menjëherë pas kërkesës mori vendimin për pezullimin e dy mësueseve nga puna deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes.

    Dëshirojmë të garantojmë opinionin publik dhe prindërit e nxënësve në veçanti, se për çdo punonjës arsimor i cili përfshihet në ngjarje që cenojnë integritetin e profesionit, apo figurën e lartë të mësuesit, institucionet tona do të veprojnë pa asnjë tolerim, duke u mbështetur në aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi”, njofton ZVA.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!