Fundjava me diell ka mbushur me vizitorë plazhet e Adriatikut dhe Jonit.
Jo vetëm për shëtitje në bregdet, por pushues të shumtë kanë zgjedhur të bëjnë plazh. Brigjet e Shëngjinit, Velipojës, Durrësit dhe Vlorës të ofrojnë pamjen e një dite vere, ndonëse jemi në fund të muajit Tetor.
“Adhuruesit e plazhit vazhdojnë ende ta frekuentojmë bregdetin e Durrësit. Temperaturat e larta të pazakonta për stinën në të cilën ndodhemi ka bërë që dhjetëra vizitorë të kalojnë fundjavën në det.”
“Ne vijmë çdo fundjavë këtu. Moti është shumë i favorshëm, po mban një kohë shumë e bukur.”
“Ato që kanë qejf të bëjnë plazh koha është e mire”, shprehen pushuesit.
Plazhet shqiptare mbeten destinacionin i fundjavës edhe për këtë Tetor, jo vetëm për vendasit por edhe për të huajt. /tvklan/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.