×
  • Lajme
  • -->
    Shqipëria

    Shikoni si u grabit institucioni financiar në Tiranë

    Reporteri
    09 Janar 2020 | 10:30

    Policia e Tiranës ka vënë në pranga autorin e grabitjes së një institucioni financiar për kredidhënie dy ditë më parë në zonën e Komunës së Parisit.


    Në kuadër të operacionit të koduar “Designer”, me metoda proaktive, u vu në pranga 28-vjeçari, me iniciale D. K., i cili me anë të ushtrimit të dhunës me një shkop metalik, i ka vjedhur punonjësve të këtij filiali një shumë prej 60000 lekësh të rinj dhe dy aparate celular.

    Siç duket edhe nga pamjet, i riu i cili mbante një kapuç në kokë u afrua pranë këtij institucioni financiar me biçikletë. Më pas ai futet brenda dhe me anë të kërcënimit ka marrë shumën e parave. Më pas ai është larguar.

    “Gjatë kontrollit në banesë, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një biçikletë, me të cilën u largua pasi kreu vjedhjen, si dhe një shumë prej 45000 lekësh të rinj”, thuhet në njoftimin e policise.

    Materialet i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!