×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Shkarkohet prokurori i cili hetoi vrasjen e Klodian Rashës

    Reporteri
    01 Nëntor 2021 | 12:20

    Ardian Braho, prokurori i cili hetoi vrasjen e Klodian Rashës, u shkarkua këtë të hënë nga shkalla e parë e Vettingut.

    Me shumicë votash, dy pro dhe një kundër, Braho u shkarkua për probleme me pasurinë.

    Braho ishte prokurori i çështjes së vrasjes së të riut Klodian Rasha, nga polici Nevaldo Hajdaraj, ngjarje e ndodhur 8 dhjetorin e vitit të kaluar në Tiranë.

    Hajdaraj u dënua me 15 vjet burgim për vrasjen e Rashës, dënim që për shkak të gjykimit të shkurtuar shkoi në 10 vjet. I dënuari ka apeluar vendimin, por këtë gjë e ka bërë edhe prokuroria, që kishte kërkuar dënimin me 20 vjet të ish-policit.

    Vrasja e 25 vjeçarit shkaktoi reagim të madh dhe protesta të shumta në Tiranë për disa ditë me radhë, në fund të të cilave ministri i Brendshëm i kohës, Sandër Lleshaj, dha dorëheqjen.

    Ndërsa babai i viktimës deklaroi pas vendimit se djali i tij ishte vrarë nga një sekt i dhunshëm, duke iu referuar Policisë së Shtetit./ TCh

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!