Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, ka shkarkuar nga detyra Zëvendëskomandantin e Forcave Detare, Artur Meçollari.
Meçollari, i cili e mbante këtë detyrë prej një viti, kishte lejuar që në anijen e Flotës Detare të zhvillohej një ceremoni martesore për fëmijën e një ish-ushtaraku.
Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, shkarkimi nga detyra ka ardhur pasi ai nuk ka respektuar rregullat e sigurisë dhe ka shkelur statusin e ushtarakut duke organizuar një event pa dijeninë e strukturave përkatëse.
Ndonëse ceremonia nuk është zhvilluar, hyrja e personave të huaj, pra civilëve në një anije dhe pa asnjë leje bie ndesh me rregulloret e forcave detare dhe atyre të armatosura.
Sipas procedurës, Mecollari, duhej të raportonte në strukturat respektive ushtarake./Opinion.al /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.