×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Shkatërrohet karteli i drogës mes kolumbianëve dhe shqiptarëve

    Reporteri
    25 Maj 2021 | 11:07

    Autoritetet e Antimafias Siciliane e Guardia di Finanza, me urdhër të prokurorisë së Katanias kanë ekzekutuar mëngjesin e sotëm operacionin e koduar “Cocorito” , i cili ka çuar në shkatërrimin e një grupi trafikantësh droge.


    Në urdhër arrestimi për trafik ndërkombëtar lëndësh narkotike e organizim kriminal të tipi mafioz janë vënë 13 persona mes të cilëve katër janë shtetas shqiptarë.

    Akuza ndaj tyre është trafiku i 367 kg marijuanë e kokainë.

    Droga trafikohej nga Kolumbia e Shqipëria drejt Italisë.

    Ky organizim kriminal ishte i ndërtuar nga dy grupe kryesore trafikantësh; grupi i kolumbianëve dhe ai i trafikantëve shqiptarë.

    Grupi i trafikantëve kolumbianë drejtohej nga vëllezërit kolumbianë Ruben Dario Rodriguez Mondragon e Julio Cesar “Cheo” Rodriguez Hurtado e nga anëtarët Hillaris “Hillary” Caceres Palacios e Robert Andres “Solìto” Rodriguez Mina e menaxhonin kryesisht trafikun e kokainës.

    Grupi i dytë i trafikantëve shqiptarë drejtohej nga Viktor Dalipaj, Petraq “Pietro” Troka, e Adriano Spina, dhe ishte i organizuar në dy nën grupe;

    Nëngrupi i drejtuar nga Julian “Juli” Hoxhaj e Indrit “Endri” Karafili, të cilët trafikonin për interes të këtij organizimi kriminal, sasi droge nga Shqipëria drejt Sicilisë.

    Ndërsa nëngrupi i dytë i grupit të trafikantëve shqiptarë drejtohej nga Sebastiano “Mishi” Lombardo, Salvatore Litteri e Gioeli Musumeci e që furnizoheshin me drogë nga grupi i shqiptarëve drejtuar nga Hoxhaj e Karafili.

    Hetimet investigative të operacionit “Cocorito” kanë çuar në gjashtë operacione sekuestrimi droge baras me 365 kg marijaunë e hashash për llogari të këtij organizimi kriminal.

    Gjatë ekzekutimit të urdhër arrestimit janë sekuestruar dhe rreth 500 gramë marijaunë e është vënë nën arrest dhe Ivan Buritica Escobar, bashkëpunëtor i të arrestuarve Lombardo, Litteri E Musumeci.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!