×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Shkatërrohet Peza, dy gurore nisin aktivitetin në kalanë e Dorzit

    Reporteri
    03 Gusht 2020 | 22:47

    Këto dy gurore që shihen edhe me sy të lirë po shkatërrojnë kalanë e Dorzit.


    Firmat që po punojnë po dëmtojnë pasurinë pyjore, duke i hequr pjesë hapësirës së gjelbër të kodrës.

    Një vit më parë ka qenë ministri Klosi, i cili është shprehur se biznesi i guroreve nuk mund të ngrihet në kundërshtim me mjedisin dhe komunitetin dhe ky biznes duhet të zhvillohet në bazë të standardeve të reja.

    Por në moszbatim të lejeve mjedisore këto gurore vijojnë aktivitetin, duke shkatërruar mjedisin e duke ndotur ajrin.

    Ndaj banorët e zonës kërkojnë te merren masa.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!