×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Shkodra përfshihet nga reshje të mëdha shiu, qytetarët mbyllen nëpër shtëpi

    Reporteri
    06 Dhjetor 2021 | 8:38

    Qyteti i Shkodrës është përfshirë nga reshje intensive mbrëmjen e së dieles.

    Shumë pak qytetarë kanë preferuar të dalin, ndërsa shumica ka preferuar të qëndrojë në shtëpitë e tyre.

    Shkodra është përgatitur për festa, por qytetarët nuk kanë mundur dot t’i shijojnë këtë fundjavë zbukurimet, dritat dhe Pemën e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri.

    Zona e Obotit në Shkodër është e para që rrezikon përmbytjen vetëm për shkak të reshjeve e jo për shkak të shkarkimeve të liqeneve, ndërsa forcat e emergjencave janë në gatishmëri.

    Sipas meteorologëve një qendër ciklonike është krijuar në Adriatik duke sjellë reshje intensive në Shkodër.

    Gjatë natës reshjet parashikohet që reshjet të bëhen intensive në veri-qendër ndërsa gjatë mëngjesit në të gjithë vendin.

    “Vetëm e hëna në mbrëmje pakëson reshjet në vend. Nga e marta deri të enjten në mbrëmje priten vetëm reshje të pakta dhe të izoluara dhe kryesisht dëborë në zonat malore, pasi temperaturat zbresin disa gradë nën 0. Ndërsa e premtja sërisht sjell reshje intensive.

    Për këtë arsye kjo javë duke nisur nga nesër sjell rrezikun e përmbytjeve në zonat urbane.

    Reshjet që kanë rënë këto ditë kanë qënë të konsiderueshme dhe reshjet që priten këtë javë, janë të shumta duke plotësuar normat mujore për veriun dhe qendrën, prandaj dhe priten përmbytje”, tha Adiola Bani./TCH

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!