×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Shkoi në plazh vetëm, mbytet në det 75-vjeçari nga Vlora

    Reporteri
    19 Korrik 2020 | 12:10

    Një ngjarje e rëndë është shënuar orët e para të mëngjesit të kësaj të diele në Plazhin e Vjetër në Vlorë.


    Sipas njoftimit paraprak të dhënë nga Policia e Shtetit thuhet se, një 75-vjeçar dyshohet të jetë mbytur në det, banues i Vlorës, i cili ka qenë duke bërë plazh i vetëm.

    Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po heton mbi sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

    “Në orën 09:45, në lagjen ‘1 Maji’ Vlorë, në Plazhin e Vjetër dyshohet se është mbytur në ujë shtetasi A. D., 75 vjeç, banues në Vlorë, i cili ka qenë duke bërë plazh vetëm. Po kryhen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!