Një 27-vjeçar nga fshati Kishaj në Has rezulton i zhdukur që prej ditës së djeshme (6 prill) pasi kishte shkuar në mëngjes për të prerë dru në pyll.
Disa orë pasi Ajet Lleshi kishte shkuar në pyll, rreth orës 17:00 ka telefonuar për ndihmë familjarët dhe më pas nuk ka më gjurmë prej tij.
Për shkak të motit të keq dhe terrenit të vështirë të afërmit nuk kanë arritur të gjejnë të riun.
Shërbimet e Policisë kanë nisur kërkimet në zonë, në bashkëpunim me Emergjencat Civile dhe banorë të fshatit, por ende nuk është bërë e mundur gjetja e tij.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.