Ashtu si në shumë shkolla në Tiranë, mësimi pas tërmetit të 26 nëntorit u pezullua edhe në shkollën 9-vjeçare” Kongresi i Lushnjes” në zonën pranë Oxhakut.
Instituti i Ndërtimti me 3 dhjetor lëshoi një akt-konstatimi se shkolla është e pabanueshme për shkak të dëmeve nga tërmeti.
Por më 5 dhjetor shkolla u rihap dhe ka vijuar procesi mësimor. Gjatë gjithë këtyre ditëve prindërit kanë ngritur shqetësimin se fëmijët e tyre mund të jenë të rrezikuar.
Gjatë takimit që kanë pasur ditën e djeshme me drejtoreshën e shkollës kanë kërkuar një tjetër akt-konstatim nga Instituti i Ndërtimit, i cili ka ardhur në fakt, transmeton oranews.
Në akt-konstatimin që mban datën 18 dhjetor thuhet se kjo shkollë është e banueshme.
Por kjo qasje ka shqetësuar prindërit, të cilët po mblidhen sot para shkollës për të protestuar për dy akt-konstatimet e Institutit, pasi ndihen të pasigurtë për fëmijët e tyre.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.