×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Shkon në 900 mijë numri i qytetarëve të vaksinuar për koronavirusin në Shqipëri

    Reporteri
    22 Qershor 2021 | 23:12

    Që nga fillimi i procesit e deri më tani, janë vaksinuar për koronavirusin 900 mijë qytetarë. Lajmin e bën të ditur kryeministri shqiptar, Edi Rama me anë të një postimi në Facebook.


    Kujtojmë se fushata e vaksinimit “Shqipëria Buzëqesh” nisi më 11 janar 2021 me qendrën e parë të vaksinimit në stadiumin “Air Albania” .Dy qendrat e tjera të vaksinimit anti-covid u hapën më pas në Vlorë dhe Shkodër e më pas u shtrinë në mënyrë kapilare në të gjithë vendin.

    Sipas planit kombëtar të vaksinimit, të parët që kanë nisur vaksinimin janë ekipet mjekësore dhe të moshuarit në institucionet e kujdesit afatgjatë, ndërsa do të vijohet me grupet e tjera të riskut, sipas fazave të planit të vaksinimit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!