Ditën e sotme u njoftua se coronavirusi i mori jetën shoferit të ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali.
Pas lajmit të rëndë, ministrja ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale. Spiropali ka shprehur gjithë dhimbjen e saj, ndërsa ndan edhe përjetimet e momentit kur mori lajmin për vdekjen e tij.
Ndër të tjera, ministrja shkruan; “12 orë në ditë, për 1 vit e gjysmë, më shoqërove kudo, i duruar, i vëmendshëm, i kujdesshëm”.
Mesazhi i Spiropalit:
Kur komandanti i Gardës më solli jetëshkrimin me fotografinë tënde, e kuptova menjëherë që ishe i duhuri. Rrezatoje përkorësi, fisnikëri, mirësi.
12 orë në ditë, për 1 vit e gjysmë, më shoqërove kudo, i duruar, i vëmendshëm, i kujdesshëm. Çdo ditë sillje maskat, ujin, i vendosje tek dera e makinës, më tërhiqje vërejtje se pija pak. E thoje me krenari që s’kishe pirë kurrë një aspirinë.
Kur më lajmëruan që ke humbur vetëdijen dhe të kanë intubuar, tronditja ishte aq e madhe sa nuk nxorra dot asnjë fjalë. Vetëm lot që rridhnin pa kontroll. Sot, që ky virus i pabesë të mori frymën dhe jetën, s’kam më as lot. Nalta të adhuronte, çdo njëri nga ne që të njohu të donte dhe të respektonte. Na ke tronditur dhe trishtuar thellësisht. Për familjen tënde nuk ka ngushëllim, por ne do iu gjendemi gjithmonë! Prehu i qetë, Gani! Dritë pastë shpirti yt i mirë!
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.