×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Shoferi “trim” që nuk njeh rregulla: Kështu e turpëroi policia para të gjithëve

    Reporteri
    08 Gusht 2019 | 9:17

    Ndëshkimet ndaj drejtuesve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor nuk janë vetëm në formën e gjobave.


    Policia Rrugore ka detyruar një shofer që të ecë mbrapsht, pasi ishte duke qarkulluar në anë të kundërt, duke shkaktuar vështirësi në qbaarkullimin e mjeteve të tjera.

    Policia thotë se ky drejtues mjeti u denoncua nga qytetarët dhe shofer të cilët ishin të fyer nga veprimi i tij.

    “Policia Rrugore ka mbërritur menjëherë në adresën e dhënë dhe e ka detyruar drejtuesin e mjetit të qarkullojë pas, me qëllim që kolona e rregullt e mjeteve, të shikonte “trimërinë” e tij”, sqaron policia në njoftim.

    Përveç ndëshkimit moral, ndaj këtij drejtuesi mjeti policia mori masën administrative plotësuese të pezullimit të lejes së drejtimit nga 2 deri në 6 muaj.

    Policia thotë se publikimi i këtij rasti bëhet në respekt të qytetarëve që denoncuan dhe në kuadër të sensibilizimit për respektim të rregullave të qarkullimit rrugor nga drejtuesit e mjeteve dhe nga këmbësorët.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!