×
  • Lajme
  • Shqipëria / SPAK

    Shpallet në kërkim ndërkombëtar Arben Ahmetaj

    Reporteri
    24 Korrik 2023 | 11:41

    Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar e njohur si SPAK, ka shpallur në kërkim ndërkombëtar ish-zëvendëskryeministrin e Shqipërisë, Arben Ahmetajn.

    Interpoli dhe institucionet e tjera ligjzbatuese ndërkombëtare janë njoftuar, thuhet në raportimin e mediave në Shqipëri.

    SPAK ka ngritur akuzë ndaj tij për tre vepra penale.

    Kuvendi i Shqipërisë i hapi më 14 korrik 2023 rrugë arrestimit të ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj.

    Në seancën e posaçme plenare, 117 deputetë votuan pro kërkesës së SPAK për arrestimin e Ahmetajt, duke i hequr kështu imunitetin e deputetit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!