×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Shpërndanin kokainë në lokalet e natës, dy të arrestuar në Himarë

    Reporteri
    03 Korrik 2023 | 11:58

    Policia e Himarës ka arrestuar në flagrancë dy persona të cilët posedonin lëndë narkotike kokainë.

    Të arrestuarit A.Rr. 26 vjeç dhe N.V. 34 vjeç dyshohet se shpërndanin kokainë në lokalet e natës në Himarë.

    Dy të arrestuarve iu gjetën rreth 130 doza, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me një shumë parash dhe 2 celularë.

    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

    Njoftimi i policisë:

    Himarë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Parts 9”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike.

    Shpërndanin doza kokaine, kryesisht në lokalet e natës, arrestohen në flagrancë 2 shtetas.
    Sekuestrohen doza të lëndëve narkotike kokainë, gati për shitje, një shumë parash dhe 2 celularë.

    Komisariati i Policisë Himarë, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Vlorë, në vijim të operacioneve me fokus parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Parts 9”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

    -A. Rr., 26 vjeç dhe N. V., 34 vjeç, banues të dy në Borsh, Himarë.

    Gjatë kontrollit fizik ndaj këtyre shtetasve dhe kontrollit në banesat e tyre, shërbimet e Policisë gjetën sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, rreth 130 doza, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me një shumë parash dhe 2 celularë.

    Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas i shpërndanin dozat e kokainës, në zonën e Himarës, kryesisht në lokalet e natës.

    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!